Avokati shqiptar Adinez Domgjoni i cili po korr sukses nga SHBA, tregon se ka jetuar deri në 11 vjeç në Milot, ku familja ka pasur restorantin e vetë dhe pas disa vështirësive në fillim të 2000 nëna aplikoi për lotarinë amerikane dhe e fituan si familje.
Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se në Shqipëri ka ardhur gati çdo vit që nga 2005 e në vijim.
Fillimi ka qenë pak i vështirë se gjuhën nuk e dija. Kaloja disa orë në bibliotekë për të studiuar dhe mësuar gjuhën.
Vendimi për avokatinë nuk ka qenë një ndodhi e madhe që më ka drejtuar, kanë qenë shumë gjëra nga eksperiencat kur kam qenë fëmijë, duke ndihmuar familjen me përkthime, me dokumentacion.
Në bashkinë e New York ku jetojmë ka shumëllojshmëri kulturash dhe idesh, nuk bie në sy origjina dhe sidomos nëse je nga Europa Lindore që merret me sy të mirë.
Kam bërë stazhin në Uashington DC, shkollën e avokatisë në New Jersey, ku dhe fillova në një studio avokatie. Stereotipet nuk mungojnë, por janë kalimtare.
Në shtëpi kemi folur të gjithë shqip dhe kam ndenjur në kontakt me çdo gjë që ndodh në Shqipëri, me lajmet, me libra.
Eksperienca ime kryesore për shtatë vite kam mbrojtur kompanitë e sigurimeve, në çështje që kanë të bëjnë me aksidente të ndryshme.
Duke qenë se kam filluar këtë lloj eksperience në 2022 kam hapur zyrën time të avokatisë dhe aty jo vetëm praktikoj aksidentet, por përfaqësoj një shitës dhe blerës për shtëpi ose apartamente, kam pasur dhe praktika për divorce dhe arbitrazh ekonomik, kryesisht nga komuniteti shqiptar në New Jersey.
Me time shoqe jemi njohur në një restorant në Manhatan aty jemi takuar. Ajo është shqiptare, mjeke.
Nuk ka asgjë të keqe ta pranosh se preferenca ime dhe e familjes ka qenë për një shqiptare dhe është mirëpritur.
Dasmën në Shqipëri e kemi organizuar pasi ne kthehemi çdo vit dhe kemi dhe familjet.



