Xama: Në Tiranë janë ndërtuar 7 mln metra katrorë, vlera nga shitja shkon 15 miliardë euro

Xama: Në Tiranë janë ndërtuar 7 mln metra katrorë, vlera nga shitja shkon 15 miliardë euro

Gazetarja Ola Xama publikoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shifrat e INSTAT-it për 5 vitet e fundit dhe 3 mujorin e parë të vitit në vazhdim.

Sipas këtyre të dhënave zyrtare, bashkitë kanë dhënë leje për 8 milionë metra katrorë ndërtime, nga të cilat 7 milionë janë dhënë në Tiranë.

Sipas saj, vlera e investimit është 2.8 miliardë euro dhe vlera e gjeneruar nga shitja mund të jetë 15 miliardë euro.

Drupal Ad

 

 

 

Unë kam të dhënat e INSTAT-it. Në 5 vitet e fundit dhe tremujorin e parë të vitit 2024 janë dhënë për ndërtim 8 milionë metra katrorë, nga të cilat 7 milionë janë dhënë në Tiranë. Nga këto 500 mijë metra katrorë janë dhënë për hoteleri. Vlera e investimit është 2.8 miliardë euro dhe vlera e gjeneruar nga shitja mund të jetë 15 miliardë euro.

Janë taksat e rritura dhe kosto e inflacionit, por këto nuk i përgjigjen çmimit 2000 euro për metër katrorë. Kryetari i bashkisë i bënë reklamë rritjes së çmimit dhe e shet si mburrje. Por ai duhet të shqetësohet sepse bashkia ka shqetësim kryesor strehimin e qytetarëve. Bonusi për qytetarët nuk është rritur. Ka edhe një mburrje tjetër që thotë se vijnë shumë e më shumë, sepse Shqipëria ka mbetur një gërmadhë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy