Dosja e bazës së Limionit është e plotësuar me prova dhe të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal do të përgjigjen penalisht. Avokatët Kujtim Cakrani dhe Arben Llangozi thonë gjithashtu se kontrollet në banesat e sipërmarrësit Artan Dulaku dhe ish deputetit socialist Bardhyl Kollçaku janë të vonuara. Llogari sipas tyre duhet të jap edhe ish ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka.



