Hoti: Numri i turistëve në Kosovë është rritur me 28.4%! Vitin e ardhshëm pritet të ketë më pak kosovarë drejt Shqipërisë (VIDEO)

Hoti: Numri i turistëve në Kosovë është rritur me 28.4%! Vitin e ardhshëm pritet të ketë më pak kosovarë drejt Shqipërisë (VIDEO)

Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit në Kosovë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se ashtu si Shqipëria dhe Kosova ka pasur një rritje të numrit të turistëve këtë sezon. Hoti tha se në Kosovë ka një rritje mbi 28.4% të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar dhe një rritje me 40% të vizitorëve ndërkombëtarë.

Edhe Kosova ashtu si Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve në këtë sezon. Në Kosovë  kemi mbi 28.4% rritje të numrit të turistëve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kemi një numër të madh të Disaporës që e frekuentojnë Kosovën në këto intervale kohore. E mira është se kemi mbi 40%  rritje të vizitorëve ndërkombëtarë. Urojmë që ky numër të vazhdojë kështu dhe në sezonin vjeshtë dimër, sepse Kosova ka të zhvilluar dhe turizmin gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Këtë vit në krahasim me vitin e tjera është zgjeruar harta e vizitorëve të Kosovës që kanë dashur të shkojnë në vende të ndryshme për pushime. Kemi Turqinë që prin. Shqipërinë nuk po e diskutojnë që dhe këtë vit ka pasur fluks të vizitorëve të Kosovës. Kosovarët i kemi gjithë vitit andej, jo vetëm në sezon, por edhe në fundjavë. Këtë vit shihet një trend i kosovarëve që kanë shkuar në Greqi dhe Bullgari.

Këto shifra i marrim nga enti statistikor që është ende duke i përpunuar. Kosova ka nevojë të krijojë një databazë më të qartë sa i përket statistikave për numrin e vizitorëve, nga vijnë ata dhe periudhat më të vizituara.

Më tej, Hoti tha se duke pasur parasysh dhe liberalizmin e vizave vitin e ardhshëm pritet që Shqipërinë ta vizitojë një numër më i ulët i turistëve nga Kosova.

E kemi diskutuar dhe me partnerët tanë në Shqipëri për sezonin e ardhshëm. Pritet të kemi më pak vizitorë nga Kosova që do ta vizitojnë Shqipërinë duke pasur parasysh liberalizmin e vizave dhe mundësisë që i jepet kosovarëve që të vizitojnë dhe bregdetet e shteteve të tjera. Me siguri që vitin e ardhshëm do të më pak vizitorë që do e vizitojnë Shqipërinë.  Por nëse krahasojmë dhe pjesën jashtë sezonit, atëherë mund të themi që destinacioni kryesor do jetë Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy