Drejtuesi i mjetit që u aksidentua pasditen e djeshme në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas policisë, 42-vjeçari N.K., ka qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi.
42-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë ndërruar jetë dy pasagjerët që ai kishte në makinë. Një prej tyre ka ndërrua jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri tjetër disa orë pas aksidentit.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. K., 42 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit, duke qarkulluar me mjet në një zonë që është kantier ndërtimi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët, shtetasi H. D., 68 vjeç, (i cili ka humbur jetë në vendngjarje) dhe shtetasja D. K., 73 vjeçe ( e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetë në spital)”, njoftoi Policia.



