
Oda e Infermiereve të Kosovës (OIK) ua ka hequr licencat katër infermiereve të arrestuara për dhunë ndaj një të moshuare në azilin Orenda” në Pejë. Bëhet fjalë për infermieret: Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, Giltiana Neziri dhe Remzije Kuqi-Gashi.
“Vendimi është marrë me propozim urgjent të prokurorit të OIK-ut, si dhe duke u mbështetur në Raportin e Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës me Nr. Prot. 05-3044 të datës 03.11.2022”, thuhet në njoftim. Aurona Pelaj ishte infermierja që u shfaq në video duke dhunuar fizikisht një të moshuar. Ndërkaq infermieret e tjera qeshën me veprimet, duke mos bërë asnjë veprim për t’i dhënë fund situatës.
Pamjet e dhunës tronditën opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri.



