Stoltenberg: NATO po përballet me sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Stoltenberg: NATO po përballet me sfidën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore

Samiti i NATO-s i cili hapet në Madrid është një samit historik dhe transformues.

Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg sipas të cilit në këtë moment NATO është përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore.

Moska? Një kërcënim për sigurinë tonë. Unë pres që në këtë plan të ri strategjik liderët të deklarojnë qartë se Rusia përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë dhe, natyrisht, kjo do të reflektohet në vendimet që ne marrim, për të përditësuar dhe forcuar mbrojtjen tonë kolektive.

Plani i ri strategjik do të pasqyrojë gjithashtu një realitet të ri. Kina nuk përmendet me një fjalë të vetme, por pres që aleatët të bien dakord që Pekini është gjithmonë një sfidë për vlerat, interesat tona.

Kina nuk është një kundërshtar, por natyrisht që ne duhet të marrim parasysh pasojat e sigurisë sonë kur shohim se fuqia kineze investon shumë në raketa të reja moderne ushtarake dhe armë bërthamore, si dhe duke u përpjekur të kontrollojë infrastrukturën kritike, siç janë rrjetet 5G në vendet tona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy