Kasmi: Basha e futi PD në tavolinën e kumarit, do të ketë një grup unik parlamentar (VIDEO)

Kasmi: Basha e futi PD në tavolinën e kumarit, do të ketë një grup unik parlamentar (VIDEO)

Gazetari Bledi Kasmi thotë se Lulzim Basha e futi në tavolinën e kumarit fatin e opozitës dhe e shiti opozitën.

Ai deklaroi për MCN Live, se në 8 janar pati përplasje shumë të forta dhe se gjithçka ka qenë për fatin e opozitës, por se sot për fatin e mirë demokratët janë rikthyer r në seli.

Askund selitë nuk janë blinduar ashtu. Nuk të mbron blindi dhe hekuri nga vullneti i shumicës. Basha ka marrë një apartament, dhomë dhe kuzhinë në qendër, janë futur bashkë me Gazin dhe ca të tjerë dhe rrinë aty. Sot ka vetëm një seli të PD, po bëhet rikonstruksioni total dhe brenda pak kohësh do jetë funksionale. Sfida më e madhe e jona nuk është më dilema se kush e ka PD, por çfarë do bëjmë me PD. Lidhur me ndryshimet në grupin e zyrës së shtypit, është një proces, ka pasur një zyrë shtypi Basha, ajo nuk është më, ka një zyrë tjetër, janë hequr disa funksionarë dhe zëvendësuar me të tjerë. Është pjesë administrative. Këto janë çështje komplet minore. Dy zotërinj vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bashën, dy të tjerët me PD reale.

Sipas tij, dikush zgjedh të punojë me deputetin Basha, por nuk mund të punojë me të gjithë.

Më tej ai shtoi se Lulzim Basha mori të gjithë stadiumin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe çfarë shihte në fotografi i përjashtonte.

Mbeti vetëm me Gazin, një ditë të bukur i thanë të gjithë hap krahun se nuk ke më punë këtu. Deputetët janë zgjedhur me listë, jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Besoj do të ketë një grup unik parlamentar, askush nuk do të përjashtohet. Në këto momente po punohet me të gjithë faktorët. Opozita nuk është numër, është frymë, nëse e listojmë si numër, e listojmë në çështje politike dhe biznesi. Duhet ku është shumica e demokratëve, deputetëve.

I pyetur se si do të mundet Edi Rama, Kasmi tha se do të ketë një frymë të re në Partin Demokratike dhe nuk do të ketë beteja imagjinare, por beteja reale.

Lidhur me fitoren e siglës së PD nga Komisioni i Rithemelimit, ai deklaroi se kjo u bë në 3-4 muaj dhe se kjo gjë tregon se çfarë zien në elektorat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy