Raporti: Shqipëria vend tranzit i trafikut të heroinës

Raporti: Shqipëria vend tranzit i trafikut të heroinës

Raporti i fundit i Qendrës Europiane të Drogave dhe Varësisë prej tyre e konsideron Shqipërinë një vend prodhues të kanabisit.

Në analizën e bërë për vitin 2017 që përmban të dhëna që prej vitit 2012, thuhet se fenomeni ka njohur rritje e pasyruar edhe në rastet e identifikimit dhe të shkatërrimit të plantacioneve me kanabis.

Raporti citon edhe planin e veprimit që ka ndërmarrë qeveria kundër kanabisit. Sipas shifrave që jep dokumenti, viti 2015 shënoi rekordin e plantacioneve të mbjella dhe rrënjëve të shkatërruara. Për shkak të pozicionit gjeografik, Shqipëria konsiderohet një vend tranzit i trafikut të heroinës. Rrugët kryesore që përdoren janë Turqi-Bullgari-Maqedoni-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Maqedoni-Kosovë-Shqipëri.

Heroina transportohet në Shqipëri me kamionë, autobusë, makina etj. Destinacionet kryesore të heroinës janë Italia dhe Greqia. Ndryshe nga kanabisi, shifrat e konfiskimit të heroinës kanë qenë disi të qëndrueshme, citon raporti.

Sa i përket kokainës pluhur, thuhet se në Shqipëri ajo hyn në sasi të vogla nëpërmjet korrierëve apo dërgesave postare nga SHBA dhe Amerika e Jugut ndërsa po njeh rritje transporti me anë të konteinerëve. Citohet edhe laboratori i zbuluar në Xibrakë në vitin 2015, droga e të cilit ishte e destinuar për në Gjermani. Drogat sintetike thuhet se nuk janë të shpeshta në tregun shqiptar./tv klan

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy