David Kantozi, anëtar i Komunitetit Hebraik Shqiptar në Izrael, në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë apo të lënduar në mesin e shqiptarëve atje. Kantozi i konsideroi sulmet si krime lufte, ndërsa vuri në dukje se në mesin e viktimave janë edhe fëmijë, gra, dhe të moshuar.
Dje në mëngjes rreth orës 6:30 një sulm i befasishëm për Izraelin, që nuk pritej... Një pabesi që historia do shkruajë për të. Një numër i madh terroristësh të Hamasit hynë nga Gaza duke carë kufirin, dhe hynë në qytetet dhe qytezat e vogla rreth Gazës. Dëmet ishin të mëdha, si në forcat ushtarake, ashtu edhe popullsinë civilë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë, gra e të moshuar. Numri i shpallur deri tani është 500, por me sa kuptojmë do rritet. Numri i të plagosurve është 2000 e ca. Këto janë krime lufte, s’e di nëse bota do t’i gjykojë. Situata s’është edhe aq e këndshme këtu në Izrael. Pasi besimi që patëm se mbase një ditë mes Rripit të Gazës dhe Izraelit do ketë paqe, dje ishte thumbi i fundit në kufomën e kësaj rruge. Rreth 200 raketa në orë janë gjuajtur në drejtim të Izraelit, por falë teknologjisë dhe forcave ushtarake, që një numër i pakët raketash arritën të godasin zonat civile. Tani Izraeli po e shikon gjendjen edhe një herë, si ndodhi, si është e mundur që një pabesi e tillë të na krijojë një dëm në njerëz dhe materiale. Izraeli ka të drejtë që të mbrohet me çdo mjet me ushtrinë e tij dhe kjo do vijë. Numri i të marrëve peng është shumë i madh, janë edhe gra, fëmijë. Kundërpërgjigjja e Izraelit do vijë në kohën e duhur, në vendin e duhur.
Nuk jam përfaqësues, jam anëtar i komunitetit hebraik shqiptar në Izrael. Përfshihen 350 në mos gaboj. Kryesisht janë në dy qytete në Veri të Izraelit. Të dy qytetet janë goditur nga raketat, por me sa di unë dhe faleminderit Zotit nuk ka pasur nga komuniteti ynë asnjë viktimë dhe as të lënduar. Nuk e di nëse ka shqiptarë që punojnë në Izrael. I falënderoj gjithë miqtë në Shqipëri që më kanë çuar mesazhe, për mbështetjen, kjo është një gjë që s’ka të paguar. Ne jemi në Izrael, Izraeli është vendi jonë, si do që të vështirësohet situata në do qëndrojmë në Izrael. Izraeli është shtëpia jonë, e duam Shqipërinë, por s’e lëmë Izraelin”.



