Një 26-vjeçar, është plagosur me pistoletë mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 dëshmorët” pranë një lokali. I plagosuri është dërguar në spitalin ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve.



