Gara për zgjedhjen e kreut të SPAK dhe procesi i cili con në përplasjet dhe përkrahjet e kandidatëve të veçantë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama, po vazhdojnë sot në tryezën e cila do të bëj të ditur zgjedhjen e kreut të ri sot.
Analisti Mentor Kikia, tha në studion e “MCn live”, se pos faktin se Kim dhe Rama, përplasen për pretendimet e zgjedhjes së kreut të SPAK, të bën të kuptosh se zhurma e madhe të bën të kuptosh se vjen nga synimi për të kontrolluar institucionet e drejtësisë.
Sipas tij, të duket se po zgjidhet presidenti i vendit e jo i një kreu të drejtësisë.
Sot kjo përplasje mes Kim dhe Rama, të bën të pyesësh se çfarë po zgjidhet? Po zgjidhet kreu i një institucioni që është procedurë normale për një shtet, por ndërkohë mania dhe synimet këtu për të patur në kontroll çdo gjë, i ka dhënë zgjidhje kësaj në përmasat e një zgjedhje sikur këtu po vendoset për presidentin e vendit.
Ngrihet e shkon ambasadorja amerikane me laps e letër të shoh se kush e kë do të votojë, kjo është dëshmi e një institucioni tërësisht të pa konsoliduar dhe e një shteti ku politika për herë të parë po has në një rezistencë për të kontrolluar një organ të drejtësisë.
Në këtë aspekt kemi të bëjmë më sprovën nëse duhet një institucion i pavarur dhe i drejtë , më shumë se kaq kjo është sprova që këto institucione të veprojnë jashtë çdo ndikimi politik.
Kikia thotë se krahas këtij procesi, shtrohet pyetja nëse drejtësia do të vazhdoj të qeveriset nga politika apo të veprojë jashtë saj.
Mendoj se gjithë kjo zhurmë është dëshmi e përpjekjes së mazhorancës për të patur njeriun e tyre në krye të këtij institucioni dhe them se e gjithë kjo përpjekje normal edhe e sforcuar e ambasadores për të penguar zgjedhjen e njeriut të mazhornacës është shumë vështirë të lej qeverinë të vetëqeveriset.
Çështja do të jetë nëse drejtësia do të vazhdoj të qeverisët nga politika apo të veprojë jashtë saj. Kjo është dëshmia që politika nuk heq dorë nga sëmundja e saj për të kontrolluar çdo strukturë dhe çdo organ.
Lidhur me faktin se sa ka punuar SPAK deri tani, analisti Kikia, tha se krahas pritshmërive për sa u themelua SPAK në fillim, morëm zgjënjim dhe jo garanci për sukseset e punës së saj.
Çfarë pritshmërishë ka plotësuar SPAK? Ai lindi nga domosdoshmëria për të vënë dorë mbi ata tek të cilët drejtësia nuk kishte guxuar për shkak të konjukturave politike, për shkak të korrupsionit, etj.
SPAK ut ju krijua një mjedis i suportuar nga SHBA, që garantonte mbështetje financiar, siguri të plotë dhe mbështetje morale dhe politike për të mos rënë pre e shantazhit të politikës këtu brenda.
Këto ishin të veçanta dhe garancitë që do të bënin SPAK si atë që ne e pamë si shpëtimin e Shqipërisë. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, se ne shpresonim që ministra të korruptuar, deputet, politikanë, sipërmarrës që bëjnë pazare natën me zyrat e qeverisë, me fondet publike, etj, por nuk pamë atë që prisnim dhe zhgënjimi ishte i madh.
Prisnim shumë dhe morëm shumë më pas nga çmund të merrte një shoqëri në këtë stad.



