Teuta fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta është fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët ia kanë dalë të mposhtin Tiranën në finale me rezultatin e pastër 2-0.

Avantazhi erdhi që në minutën e 3-të, me një gol të shënuar nga Rustem Hoxha.

Në momentin më të skuadrës rivale, një gafë e Kristi Vangjelit solli golin dytë për Teutën, shënuar nga Lorenc Vila. 

Urimi i Metës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar klubin e Teutës për marrjen e Kupës së Shqipërisë.

Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë”, shkruan  Meta në rrjetet sociale. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy