Në vitin 2021 Universiteti i Arteve fitoi një status të veçantë si një universitet me profil artistik dhe më vonë senati akademik miratoi vendime duke u dhënë pedagogëve tituj si profesorë të Asociuar të arteve. Por deri tani pedagogët thonë se ky vendim ka mbetur në letër dhe nuk është zbatuar duke krijuar një ngërç.
Tenori dhe pedagogu i Universitetit të Arteve, Josif Gjipali, flet për lojë ping-pongu mes institucioneve.
Nga studio e “MCN Informacion”, ai deklaroi se disa pengesa vijnë dhe nga interesa të ngushta pse të bëhet dikush apo një tjetër me titull.
Gjipali shtoi se i vjen turp nga rroga e tij, duke e krahasuar me atë të një kamarieri.
E gjithë kjo situatë ka ardhur pasi ka patur një periudhë boshllëku që me një urdhër të qeverisë, u bllokuan të gjitha proceset e titujve të tretë, doktoraturës. Pastaj më vonë, Universiteti në momentin që morëm statusin e veçantë, ishte krijuar ky boshllëk, dhe universiteti gjendet në një moment që nuk përmbush dot kapacitetet për të mbajtur në këmbë departamentet, mbase dhe fakultetet në vijim.
Këtu ka një mosrakordim, për të mos dashur të them jo dashamirësi të madhe pasi kur u bë VKM dhe ju hap rruga dhënies së këtyre titujve, universiteti nuk i mori Ministrisë së Arsimit të drejtën për të hapur procedurën për dhënien e titujve.
Dhe Ministria duke mos patur një angazhim me letra, nuk mori përsipër mbulimin e anës financiare të këtyre titujve dhe ia la në derë universitetit. Dihet që Universiteti ka ca specifika që nuk i kanë universitetet e tjera, kemi lëndë individuale. Nëse një pedagog në një universitet tjetër ka 50 apo 100 studentë që paguajnë për atë orë mësimi, ne i kemi tek e tek. Ndaj është dashur të këmbëngulet që Universiteti ynë të trajtohet në mënyrë të veçantë.
Bordi i administrimit të Universitetit nuk mori parasysh anën financiare për gradat. Këtu është bërë një lojë ping-pongu dhe ne grupi iniciator i çuarjes deri në fund të kësaj historie, kemi vendosur t’i shkojmë kësaj gjëje deri në fund.
Disa pengesa vijnë nge dhe interesa të ngushta pse të bëhet dhe ky me titull, apo ai. Janë rreth 60 pedagogë të prekur nga mosdhënia e gradave. Rroga ime është sa e një kamarieri, marrë 92 mijë lekë në muaj.



