Pallati mbretëror njofton datën e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

Pallati mbretëror njofton datën e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet më 19 shtator. Data e përcjelljes për në banesën e fundit të sovranes më jetëgjatë, u bë publike me anë të një deklaratë të pallatit mbretëror.

Funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet në Londër në orën 11:00 të së hënës, më 19 shtator, njoftoi të shtunën Pallati Buckingham.

Arkivoli i sovranes së ndjerë do të vendoset në shtet në parlamentin britanik, Westminster Hall nga e mërkura, duke i dhënë publikut një mundësi për të bërë nderimet e tyre.

Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në kështjellën Balmoral në Skoci të enjten dhe aktualisht po bëhen përgatitjet që trupi i pajetë të transportohen në Londër.

Funerali do të mbahet në kishën mbretërore në Westminster Abbey.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy