
Këtë herë nuk ka dyshime për falsifikim dhe montim të imazheve. Për Ditën e Fitores ndaj nazizmit më 9 maj, Vladimir Putin u shfaq i dobësuar, dhe kjo gjë nuk mohohet.
Fotografitë dhe videot e dëshmojnë diçka të tillë. Dhe ai foli para të gjithë botës, me një kujdes si asnjëherë më parë.
Edhe kësaj radhe, tema se Presidenti rus është i sëmurë, kthehet në vëmendje. Ekspertët nga e gjithë bota, analizuan edhe gjestet më të vogla, në mënyrë që të kuptonin rreth këtij dyshimi. A është Putin i sëmurë?
Sipas Mike Carter, ekspert britanik i gjuhës së trupit, i intervistuar nga “Mirror”, përgjigja është “po”.
Gjatë fjalimit të tij, i cili zgjati rreth njëmbëdhjetë minuta, Vladimir Putin merrte frymë me shumë vështirësi teksa fliste, ai dukej pothuajse pa frymë.
Ne e mbajmë frymën ose marrim frymë në këtë mënyrë kur diçka fizikisht ose mendërisht nuk shkon mirë. Frymëmarrja e tij ishte me ngulçim, gjë që mund të jetë një lloj dhimbjeje që ai po duronte. Frymëmarrja është një tjetër tregues se diçka mund të mos jetë në rregull.
Eksperti më pas analizoi lëvizjen e Putinit, një lloj “lëkundjeje para dhe mbrapa”.
Carter shpjegon se lëvizja mund të sinjalizojë “tensionim”, por gjithashtu mund të tregojë një problem shëndetësor. Mundësia që Presidenti rus të ketë sëmundjen e Parkinsonit është mohuar nga Kremlini, por nuk është e sigurtë nëse diçka e tillë është e vërtetë.
Kohëve të fundit, sipas ekspertit, Putin i hap gjithmonë këmbët për të marrë një “pozicion pushteti”, por edhe sepse kjo është një mënyrë që mund ta parandalojë gjithashtu rënien.



