Pushuesit e habitur filmojnë emigrantët maroken kur zbarkojnë në plazhin e Spanjës (VIDEO)

Pushuesit e habitur filmojnë emigrantët maroken kur zbarkojnë në plazhin e Spanjës (VIDEO)

Ky është momenti i habitshëm i emigrantëve që zbarkuan në një plazh të mbushur me turistik dhe më pas u ngjitën në një shkëmb pas hedhjes nga gomonia e tyre që mbëriti jug të Spanjës.

E gjithë situatat është filmuar nga pushuesit të cilët po shijonin rrezet e diellit, kur emigrantët afrikanë ndalet në rërë dhe fillojnë të vrapojnë.

Pushuesit mbetën të habitur kur panë afro 50 marokenë në mesin e tyre 10 fëmijë, duke vrapuar në drejtim të hotelit luksoz në Costa de la Luz të Spanjës.

Incidenti ndodhi pranë një vendpushimi rezidencial dhe turistik të quajtur Sancti Petri, i cili mburret me dyqane, restorante dhe hotele të ndryshme me katër dhe pesë yje.

Një turiste që filmonte skenën mund të dëgjohej duke thënë në spanjisht ndërsa emigrantët kërcyen nga barka e tyre, "Shikoni se si po vrapojnë drejt hotelit. Ata po shkojnë në Melia Sancti Petri. Shiko, shiko, shiko".

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të pasdites së të shtunë në plazhin Barrosa, që konsiderohet një nga plazhet më të popullarizuara në pjesën jugore të Spanjës.

Sipas rojeve bregdetare spanjolle, nga 50 emigrantët 25 prej tyre janë arrestuar dhe 19 janë të moshës minorene. Ata gjithashtu kanë njoftuar se emigrantët janë nga Maroku të cilëve rrugëve ilegale janë futur në Spanjë.

Kjo nuk është hera e parë që raste të tilla po ndodhin në plazhet e Spanjës, muaj më parë ishin filmuar afro 50 emigrantë tjerë duke u munduar t’i ikin policisë bregdetare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy