Korreshi: I vetmi që mund të iniciojë bashkimin e opozitës është Berisha. Rama, fitues nga gara brenda PD

Korreshi: I vetmi që mund të iniciojë bashkimin e opozitës është Berisha. Rama, fitues nga gara brenda PD

Deputeti Saimir Korreshi në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me drekën e djeshme të demokratëve për të cilin u shpreh se ajo ka ardhur thejshtë pas një feste të kolegut të tyre Xhelal Mziut.

Ai tha se dreka nuk ka asnjë lidhje me bashkimin e demokratëve, sepse siç ai shprehet mesazhe të tilla nuk jepen në dreka festive. Sipas Korreshit, Berisha mbetet i vetmi iniciator që mund të bashkojë Partinë Demokratike.

Dreka erdhi pas një ftese të Xhelal Mziut, nuk është se kishte ndonjë mesazh, ishte një drekë e shtruar nga një koleg për festat e fundvitit. Kjo ishte e gjitha. Nuk ka një mesazh për bashkim sepse ato nuk bëhen në dreka të tilla, sepse mesazhet për bashkim bëhen kur të gjithë mblidhen dhe i vetmi që mund ta iniciojë një kërkesë për bashkim është Sali Berisha. Nqs do vazhdojmë kështu dhe s’do gjejmë kurajën për bashkim, atëherë të gjithë jemi duke menduar për veten tonë. dhe jo për PD. Nëse ne mendojmë se duam realisht të kemi një opozitë dhe ti japim një alternativë demokratëve dhe njerëzve mendoj se duhet të kemi kthjelltësinë dhe të ulemi. Ftesa për bashkim nuk mund atë vijë nga Saimiri sepse ftesat nuk i bëjnë lojtarët, ne jemi shpresa, por duhet të vijë nga kapitenët që tani janë dy. Opozita nuk mund të bashkohet në të tilla festa.

Ndërsa i pyetur si e sheh mundësinë e vijimit të Partisë Demokratike, Korreshi tha të trishtueshme, ndërsa theksoi se Rama është i vetmi fitues nga e gjithë kjo garë e bërë brenda PD.

Sigurisht situata ku jemi ne në PD, çojnë ujin te mulliri i Ramës dhe i vetmi fitues është Edi Rama. Nuk kam lindur deputet i kam kaluar të gjitha stadet nga më i vogli, ideja është që ne dukemi se nuk kemi dëshirë të vijmë në pushtet, dhe kur e kuptoj unë këtë, imagjino liderët. Këtë nuk kuptoj dot, në këtë moment është e drejta që ne jemi akoma në fazën e tentimit për bashkim, por sot për sot gjërat janë zero, sepse ajo drekë nuk quhet përpjekje, duhet të ketë një negociatë. Të ardhmen e PD e shoh të trishtueshme, timen personale, është e lehtë të tërhiqesh, por unë mendoj ja se ikëm po a ka zgjidhje? Ne dukemi si një çorbë derrash në këtë moment, dhe nuk kam çfarë t’ju them demokratëve. S’jam i dorëzuar përballë pushtetit, por jam i pafuqishëm brenda grupit parlamentar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy