Rama: Ky është apokalips digjital, Shqipërinë e kam amanet

Rama: Ky është apokalips digjital, Shqipërinë e kam amanet

Në takimin përmbledhës për 35-vjetorin e Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha se protesta që po mbahet prej ditësh para zyrës së tij është pasojë e një apokalipsi digjital që ka nisur në rrjetet sociale. 

 

Edhe unë do të dilja për të shpëtuar atdheun tim të vogël nga një investim i tillë. Anulimi i një projekti kriminal që u trumbetua si shitje e të vetmit ishull të Shqipërisë, si falje e një toke publike në zonë të mbrojtur.  Dallimi mes meje dhe kujtdo që i përket kësaj kategorie nuk është si duket nga bulevardi. 

 

Rama tha se gjatë të gjitha mandateve qeverisëse, socialistët e kanë mbrojtur natyrën dhe pasuritë e Shqipërisë.   

 

Ligjin e parë të zonave të mbrojtura e bëri PS. Deri në 2017, Shqipëria nuk kishte ligj. ishim ne që bllokuam leje të dhëna qorrazi mbi shtretërit e lumenjve. Vetëm mbi Valbonë kemi ndaluar ndërtimin e 9 HEC-eve. 

 

Në Greqinë fqinje nuk i është dhënë Vjosës një mbrojtje kaq e fortë. E shpëtuam nga HEC-et duke e shpallur park kombëtar. 

 

Për mua Shqipëria është amanet i shenjtë. Prandaj jam krenar në këtë përvjetor përballë të gjithëve ju. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy