Gazetari Lorenc Rabeta, thotë se nëse Shqipëria do të jetë në Bashkimin Europian brenda vitit 2027, do të na gjente të papërgatitur në sistemin financiar shqiptar.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se sistemi financiar shqiptar në vitin 2024 lejoi skandalin e mikrokredive, MCA dhe Final.
Nuk e kuptoj se si mund të integrohet një sistem i tillë financiar, në një sistem ku gjendet dhe Belgjika dhe Franca, nuk dimë ende nga rregullatorët përgjegjës një përgjigje pse ndodhi, u shkel ligji apo u përdorën hapësirat ligjore.
Nuk kemi një përgjigje për kthimin e parave të atyre qytetarëve fatkeq.
Sistemi bankar është më avantgardi sa i takon sinkronizimit me sistemet bankare botërore, por ka shumë gjëra që duhen rregulluar si skandali i mikrokredive vitin e kaluar.
Në vijim Rabeta kërkoi që Banka e Shqipërisë të masë se sa euro qarkullojnë në tregun shqiptar.
Ajo sasi parash që raportohet prej 8 miliardë euro që qarkullojnë pothuaj në të zezë, 4 miliardë tha kreu i opozitës, volume të tilla jashtë kanaleve zyrtare që investohen në pasuri të paluajtshme kryesisht në vlera të paqarta dhe persona të paqartë.
Unë nuk besoj se ky sistem financiar do të integrohej në Bashkimin Europian në vitin 2027. Thjesht do e kishte të pamundur!



