Fundjava që sapo lamë mund të quhet më e qeta në qytetin e Nju Jorkut gjatë këtij çerek shekulli. Për herë të parë që nga viti 1993, për tre ditë nuk është shënuar asnjë incident me armë zjarri.
Për herë të parë në një çerek shekulli, qyteti i Nju Jorkut nuk pati asnjë të shtënë gjatë fundjavës. Nga e premtja e 12 tetorit, deri të dielën, më 14 tetor, në Nju Jork City, sipas policisë nuk është raportuar asnjë vrasje e vetme në pesë lagjet e qytetit.
Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio e quajti këtë arritje “e jashtëzakonshme”, ndërsa ka folur të hënën në një ceremoni diplomimi të oficerëve të sapo betuar të Nju York Policy Departament.
“Një qytet prej 8.6 milionë banorësh, nuk ka pasur asnjë të shtënë të vetme me armë për tre ditë”, tha ai. “Le të falënderojmë NYPD për atë që kanë arritur”.
Fundjava pa të shtëna armësh erdhi vetëm pak ditë pasi shefi I strategjive të kontrollit të krimit i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Lori Pollock, tha se qyteti kishte prirjen drejt “një vendosjes së një rekordi të ri këtë vit” me më pak se 97 000 krime. “Në qytet ka pasur pakësim të të shtënave me armë në tetë lagjet e tij”, tha Pollock. “Ne patëm një numër historik të ulët të të shtënave me armë në shtator.”
Në fakt, mund të ketë më shumë se 25 vjet që kur qyteti i Nju Jorkut nuk ka përjetuar një fundjavë të tillë të qetë. Një zëdhënës i NYPD i tha CNN të martën se të dhënat e departamentit të policisë për një fundjavë pa të shtëna armësh shkojnë larg, në vitin 1993.
Pollock ia atribuoi rënien e kriminalitetit dhe numrit të të shtënave me armë, pjesërisht bashkëpunimit me autoritetet federale në ndjekjen penale të shkelësve të dhunës në familje për posedim të armëve.
De Blasio, përmendi trajnimin dhe përqëndrimin e policisë në lagjet e qytetit, si arsyet për suksesin.
Krimi në tërësi ka qenë në rënie në Big Apple në vitet e fundit. Në vitin 2017, vrasjet në qytet arritën pikën e tyre më të ulët. Megjithatë, të shtënat në armë rifilluan përsëri këtë të hënë mbasdite. Policia raportoi për të shtëna me armë rreth orës 1 të mëngjesit. në Bronks.



