Rihanna dhe Drake i japin fund lidhjes

Rihanna dhe Drake i japin fund lidhjes

 Këngëtarja e famshme amerikane Rihanna dhe reperi Drake i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

“Rihanna dhe Drake janë në kërkim të personave të tjerë në jetën e tyre. Ata nuk janë më bashkë”, ka thënë një burim për median amerikane “E! News” për çiftin, i cili përflitet për një marrëdhënie për vite me radhë.

“Ata ende e dashurojnë njëri-tjetrin, por axhendat e tyre kanë bërë që kjo romancë të marrë fund”, shton burimi.

Por, sipas po të njëjtit burim, ende ekziston një mundësi që ata të bashkohen në të ardhmen duke qenë se dashuria mes tyre është shumë e madhe.

Ndërkohë, Drake përflitet se po kalon kohë nën shoqërinë e India Love dhe duket se kjo lidhje ka nisur vetëm për të shqetësuar Rihanna-n, e cila mendohet se ka qenë shkaku kryesor që India është ndarë nga ish i dashuri i saj.

Çifti u ngjit në skenë për herë të fundit së bashku në ndarjen e çmimeve Mtv Video Awards. Ylli i Pop-it këndoi katër herë me rastin e dhënies së Çmimit të Karrierës, “Michael Jackson Video Vanguard Award”, një rinjohje e rëndësishme që e bashkon me të mëdhenjtë e muzikës.

Rihanna ishte protagoniste me Drake, në skenë dhe në rrjetet sociale për rkthimin e flaktë të tyre. “Është gruaja me të cilën u dashurova që kur isha 22 vjeç, mikja ime më mirë”, tha Drake kur i dorëzoi çmimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy