Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 75 të tjerë mbetën të plagosur pasi një billboard i madh u shemb gjatë një stuhie në Mumbai të Indisë, njoftuan autoritetet të martën, ndërsa dhjetëra persona rezultojnë ende të bllokuar.
Billbordi u shemb në disa shtëpi dhe një pikë karburanti pranë një rruge në periferinë lindore të Ghatkopar pas erërave të forta dhe shiut të rrëmbyeshëm të mbrëmjes së të hënës.
Shirat, të shoqëruar nga erërat e forta, bënë që tabela 30 metra e gjatë e vendosur pranë një rruge të frekuentuar në zonën Chheda Nagar të Ghatkopar të binte mbi një pikë karburanti dhe disa.
Stuhia ndaloi trafikun në disa pjesë të qytetit dhe ndërpreu funksionimin në aeroportin e tij, një nga më të ngarkuarit në vend, me të paktën 15 fluturime të devijuara.



