Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, dha dorëheqjen nga qeveria emergjente në shenjë të thellimit të ndarjeve mbi planet e kryeministrit Benjamin Netanyahu për Gazën pas konfliktit.
Duke folur gjatë një konference shtypi në Tel Aviv të dielën, ku njoftoi dorëheqjen e tij, Gantz tha se vendimi ishte marrë me aspak lehtësi.
Fatkeqësisht Netanyahu po na pengon t’i afrohemi fitores së vërtetë, e cila është justifikimi për krizën e dhimbshme të vazhdueshme.
I konsideruar nga disa si një sfidues i mundshëm për pushtetin në Izrael, Gantz i bëri thirrje Netanyahut të caktojë një datë për zgjedhjet.

Netanyahu u përgjigj me një postim në X: “Benny, nuk është koha për të bërë fushatë, është koha për të bashkuar forcat.”
Gantz është një rival politik i Netanyahut dhe një ish-shef i shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Partia e tij qendrore Uniteti Kombëtar ishte në opozitë deri më 11 tetor 2023, kur, pas fillimit të luftës pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, ai ra dakord të formonte një qeveri emergjente me Netanyahun.
Uniteti Kombëtar mban pesë poste në qeverinë e emergjencës.
Udhëheqësi aktual i opozitës Yair Lapid e mbështeti vendimin e Gantz si “të rëndësishëm dhe të drejtë”.
Ben-Gvir është pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë që ka kërcënuar se do të largohet dhe do të rrëzojë qeverinë nëse Izraeli pranon një propozim armëpushimi të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden.
Ndikimi i Gantz në qeveri u pa gjerësisht si një kundërpeshë ndaj atij të anëtarëve të ekstremit të djathtë të koalicionit të Netanyahut.
Gjatë konferencës për shtyp, Gantz tha se ai jo vetëm që do të jepte dorëheqjen personalisht nga qeveria, por edhe do të tërhiqej nga partia e Unitetit Kombëtar që ai drejton.
Lëvizja nuk do të rrëzojë qeverinë izraelite, pasi Netanyahu mban ende një shumicë prej 64 vendesh në Knesset nga 120 në total.



