Rajoni rus njeh gjuhën ukrainase si gjuhë zyrtare

Rajoni rus njeh gjuhën ukrainase si gjuhë zyrtare

Guvernatori i rajonit Kherson të Rusisë ka njoftuar se ukrainishtja dhe tatarishtja e Krimesë mund të përdoren si gjuhë zyrtare në rajon, krahas rusishtes. Në një deklaratë gjatë së dielës, Vladimir Saldo tha se qytetarët rusë kanë të drejtën “e zgjedhjes së lirë të gjuhës në komunikim, edukim, kulturë dhe art”. “Ruajtja e vlerave kulturore, shpirtërore dhe historike të njerëzve” është ndër prioritetet për qeverinë në rajonin Kherson dhe më gjerë në të gjithë Rusinë”, tha Saldo në një postim në Telegram, ku publikoi tekstin e dekretit të tij për përdorimin e gjuhëve zyrtare. Sipas vendimit, zyrtarët publikë dhe agjencitë qeveritare mund të zgjedhin cilëndo nga tre gjuhët për komunikim zyrtar. Popullsia e rajonit gjithashtu mund të zgjedhë lirisht dhe mund të paraqesë kërkesa tek zyrtarët publikë në cilëndo nga tre gjuhët dhe të kërkojë përgjigje në të njëjtën gjuhë. Në rast se një zyrtar publik nuk mund të japë një përgjigje në gjuhën e specifikuar, përgjigja do të jepet në rusisht. Rajoni i Khersonit iu bashkua Rusisë së bashku me rajonin fqinj Zaporozhzhia dhe Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk në vjeshtën e vitit 2022, pas një serie referendumesh. Në prill, ministria e Arsimit e Rusisë tha se studentët në katër rajonet e reja do të jenë në gjendje të studiojnë gjuhën ukrainase si gjuhën e tyre amtare ose si një kurs shtesë. Ministria tha gjithashtu se kishte zhvilluar një libër të ri shkollor të gjuhës ukrainase për nxënësit e shkollave fillore. Vendimi përfundimtar në fushën e arsimit do të mbetet tek autoritetet rajonale, tha ministria në atë kohë.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy