Çipa: Plazhet e Sarandës, Vlorës dhe Durrësit kanë një organizim ndryshe nga sezonet e kaluara! Vitin e ardhshëm do mbyllet problematika e ujit të pijshëm (VIDEO)

Çipa: Plazhet e Sarandës, Vlorës dhe Durrësit kanë një organizim ndryshe nga sezonet e kaluara! Vitin e ardhshëm do mbyllet problematika e ujit të pijshëm (VIDEO)

Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së operatorëve turistikë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se këtë sezon plazhet e Vlorës, Sarandës dhe Durrësit kanë pasur një organizim ndryshe. Duke folur për problematikat dhe ndryshimet që kanë ndodhur, Çipa tha se sa i përket aktivitetit të mjeteve lundruese janë implementuar disa politika të cilat janë më të kontrolluara në krahasim me vitin e kaluar. Sa i përket mungesës së ujit të pijshëm në zonat turistike, Çipa tha se vitin e ardhshëm do mbyllet i gjithë cikli, madje dhe në zonat më të largëta. "Plazhi i Vlorës, Sarandës dhe i Durrësit tregojnë sikur kemi një organizim ndryshe nga vitet e tjera. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe aty ku ndihemi shumë të organizuar, pikërisht aty duhet të kemi më shumë kujdes. Problematikat referuar sezonit padyshim që do kemi dhe janë të paevitueshme, çështja është që të marrim masa para se të ndodhin dhe para se të jenë në përmasa të mëdha. Mendoj se sivjet po implementojmë disa politika të cilat janë më të kontrolluara në krahasim me vitin e kaluar. Jeski-të sivjet nuk janë në shërbim të turistëve. Në të gjithë bregdetit jetski-të janë të ndaluara akoma. Funksionojnë skafet me leje qarkullimi të kontrolluara në bazë të licencave që disponojnë dhe kritereve. Tani fillon piku dhe do ndodhin e abuzime dhe duhet të kenë kujdes autoritetet, por edhe individët që duhet të jenë të kujdesshëm për të plotësuar kriteret. Në qytete e them me kompetencë, janë përcaktuar korridoret ku duhet të lëvizin skafet. Jashtë korridoreve quhet shkelje. Është projekt i ri dhe masë e re që po implementohet duam të besojmë që do jetë funksionale që do të vërë në vëmendje kujdesin e turistëve dhe ta shohin në ditët në vazhdim. Do ishte pak jo e qartë nëse do flisja me kompetencë si do vazhdojë. Në lidhje me Shëngjinin e ndoqa problematikën në edicionin tuaj. Nuk duam të bëhem palë, por mund të ketë lagje pa ujë, por mbipopullimi turistik mund të sjellë dhe këto fenomene. Në lidhje me Sarandën do thoja që pavarësisht se oraret janë të përcaktuara për prurje me ujë të pijshëm kemi situatë që ka evoluar mirë. Vitin e ardhshëm do mbyllet cikli i ujit të pijshëm në të gjitha zonat turistike dhe në zonat më të largëta".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy