Të paktën 30 nxënës të vdekur, pasi autobusi rrëzohet në humnerë

Të paktën 30 nxënës të vdekur, pasi autobusi rrëzohet në humnerë

Më shumë se 30 persona pothuajse të gjithë nxënës kanë vdekur, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin është aksidentuar në veri të Tanzanisë, shkruan BBC duke cituar zyrtarët vendas.

Zyrtarët kanë thënë se autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, në afërsi të qytetit Karatu. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe disa  persona të tjerë.

Autoritetet kanë thënë se janë duke vazhduar operacionet e nxjerrjes së trupave nga autobusi.

Nxënësit e një shkolle fillore në Arusha po udhëtonin për në një shkollë tjetër për të marrë pjesë në një test shkollor.

Nxënësit e shkollës Lucky Vincent, që janë aksidentuar, besohet se janë të moshave 12 dhe 14 vjeç.

Po hetohet për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy