Protesta e opozitës, Lala: Protestuesit ishin të shpërndarë në çdo zonë të Tiranës

Protesta e opozitës, Lala: Protestuesit ishin të shpërndarë në çdo zonë të Tiranës

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se protestuesit e opozitës ishin të shpërndarë kryesisht përpara selisë së PS, kryeministrisë dhe parlamentit, por ajo që binte në sy ishte shpërndarja e tyre në zona të ndryshme të Tiranës për të treguar kështu një mosbindje civile.

“Ka patur grupime të ndryshme te PS gati 200 veta, te kryeministria ka patur një grupim që qëndronte aty ndërsa policia kishte rrethuar institucionin, ndërkohë kishte grupim tjetër te parlamenti dhe disa të tjerë ndodheshin në zona të tjera të Tiranës. Këto janë disa pamje ku policia po ecën bashkë me protestuesit. Ka mbetur edhe një orë nga momenti që është marrë leja dhe presupozohet që të mbarojë. Nuk janë raportuar deri më tani protestues të lënduar, flitet për policë të lënduar, por kjo nuk është e konfirmuar. Kjo protestë që është konsideruar si mosbindje civile duhet parë se deri ku do shkojë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy