Kuvendi votoi dy ministraj e rinj, Mete në krye të Financave, Ibrahimaj të Sipërmarrjes

Kuvendi votoi dy ministraj e rinj, Mete në krye të Financave, Ibrahimaj të Sipërmarrjes

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Mete dhe Delina Ibrahimaj.

Ervin Mete u emërua në krye të Financave dhe Ekonomisë me 74 vota pro dhe 30 kundër viota këto të opozitës.

Ndërkaq, Delina Ibrahimaj u shkarkua me 105 vota pro nga posti i ministres së Financave dhe Ekonomisë. Ajo u emërua ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.

Gjithashtu në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se Merita Bakiu ka njoftuar largimin nga grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim, me kryetar Fatmir Mediun, ndërsa po këtij grupi i është bashkuar Petrit Doda.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy