
Mjeku dhe publicisti Minella Aleksi i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbulon se ka qenë prirje e tij për të shkruar, qysh kur ishte mjek ushtarak në Fier.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, deklaroi se emigracioni është eksperiencë individuale për çdo njeri dhe se ka njerëz që ndihen të trysnuar dhe të tjerë ndryshe dhe në kohën e lirë që iu mbetet arrijnë të shprehin dufin e tyre.
I pyetur se nëse do i shpjegonte audiencës se çfarë është Shqipëria, Minella e përmblodhi me një fjali.
Më vjen keq ta them por është fakt. Në Shqipërinë e komunizmit ishte një vend me mentalitet kolektivist me shoqëri grupi, tribale, tarafi dhe e tillë ka ngelur dhe sot.
Shoqëria funksionon me ligje, por ekziston edhe një institucion tjetër që nuk të lë ti bësh disa gjëra, është institucioni i turpit, tek ne nuk ekziston më turpi.
Gjendja emocionale përbën 95% e mendjes së njeriut, i cili e mbyt arsyen. Të gjithë njerëzit janë njëlloj të ndryshëm i bën vetëm zbatimi i ligjit. Në vendin tonë zbatimi i ligjit është për të vajtuar.
Lidhur me situatën fetare në vendin tonë ai tha se Shqipëria është një vend multifetar edhe pse ne themi që është harmoni fetar, saktësoi se kur e pyetën Papa Françeskun pas vizitës në Shqipëri, ai tha se nuk është harmoni, por është vëllazëri fetare.
Sipas tij, për aq sa është vëllazëri fetare, aq është dhe e brishtë për tu dekonstruktuar.
Në një vend si Shqipëria me katër besime fetare, është shumë e rëndësishme që udhëheqësit e komuniteteve fetare të jenë në bashkëpunim më të ngushtë me njeri tjetrin, nëse e duan vendin e tyre dhe popullin.
Duhet të dalin nga kullat e fildishta dhe jo të dalin vetëm për festa. Duhet të jenë vazhdimisht dhe t’iu tregojnë njerëzve se janë të preokupuar për mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes tyre.
Qeveritë duhet të jenë proaktive në drejtim të kontakteve, shtrimit të projekteve, në favor të vëllazërisë fetare, sepse është shumë e brishtë. Vetë drejtuesit e komuniteteve duhet të mirëkuptohen dhe të tregojnë se respektojnë ndjenjat e njeri tjetrit.
Nëse falen në shesh a mendojnë ndonjëherë se në çfarë situatash emocionale kalojnë njerëzit e besimeve të tjera dhe anasjelltas. Edhe nga dekorimet e Krishtlindjeve janë shumë të bukura, por preken ndjenjat e besimit mysliman.
Shoqata e besimit mysliman amerikan thotë se ‘Islamizmi nuk është sinonim i besimit mysliman, nuk është shprehje e devotshmërisë së myslimanëve për fenë e tyre’ .
Nëse myslimanët i referohen librit të zotit, Kuranit, aq më larg ekseseve do jenë.



