
Personi që vrau me armë zjarri tre persona në një bazë detare amerikane në Pensacola në Florida të SHBA-së, është një student saudit, thonë autoritetet e vendit.
Agresori, një ushtarak saudit në trajnim, u qëllua për vdekje pas sulmit me revole në një klasë.
Zyra e sherifit të zonës ka konfirmuar se gjatë sulmit janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.
Ky ëshë rasti i dytë i sulmit me një armë zjarri në një bazë ushtarake amerikane. Rasti tjetër ishte ai i një marinari amerikan, i cili qëlloi për vdekje dy punëtorë në bazën ushtarake “Pearl Harbour” të mërkurën.
Sipas uebfaqes së saj, baza detare ka të punësuar mbi 16 000 ushtarakë dhe 7 400 civilë. /BBC/



