“Call me 3” në Durrës zbulon mashtrimin me platforma elektronike, pranga administratorit

“Call me 3” në Durrës zbulon mashtrimin me platforma elektronike, pranga administratorit

Një operacion i policisë së Durrësit, i koduar  “Call me 3”, ka goditur një tjetër rast të përfitimit të shumave monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike, duke vënë në pranga.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Call me”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar, efektivët e policisë Durrës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Call me 3”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Mario Mema, 30 vjeç, banues në Tiranë.  

Arrestimi i tij u bë pasi, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit E. B., F. S., E. D. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy