Shpërthimi në hotelin në Kubë, shkon në 31 numri i viktimave

Shpërthimi në hotelin në Kubë, shkon në 31 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga shpërthimi që ndodhi të premten në hotelin Saratoga në kryeqytetin kubanez, Havana është rritur në 31 .

Sipas asaj që raportohet nga Ministria e Shëndetësisë në komunikatën e fundit të përditësuar pasditen e së dielës, 24 persona janë  të shtruar në spital (19 të rritur dhe 5 fëmijë).

Operacionet e ekipeve të shpëtimit vijojnë pa pushim, ndërsa me kalimin e orëve, shpresa për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e godinës zbehet gjithnjë e më shumë.

Kërkimi për ndonjë të mbijetuar, veçanërisht, është i përqendruar në zonën e bodrumit të ndërtesës, e cila është e vështirë për t'u arritur nga shpëtimtarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy