
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë sot seancën e parë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Shkak për mos zhvillimin e seancës gjyqësore është bërë kërkesa e avokatit mbrojtës së Adriatik Llallës, për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.
Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë dhe nuk mund të vazhdojë procesi derisa të shprehet Gjykata e Lartë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e Llallës. Seanca e radhës u vendos të zhvillohet më datë 3 shkurt ora 14:00.



