208 miliardë transistorë, hap i ri në inteligjencën artificiale

208 miliardë transistorë, hap i ri në inteligjencën artificiale

Shefi ekzekutiv i Nividias njoftoi se do të hedh në treg së shpejti mikroçipa të rinj që do të revulocianariozojnë fuqinë kompjuterike.

Njësitë e reja të përpunimit të grafikës do të rrisin masivisht fuqinë kompjuterike, do të kenë 208 miliardë transistorë, krahasuar me 80 miliardë që kishin më herët.

Po ecim me një shpejtësi të çmendur përpara për zgjerimin e fuqisë kompjuterike. Madje, këto superçipa kanë kërkesa energjetike 25 herë më pak se ata më herët. Më shumë fuqi, më pak harxhim energjetik.

Sipas ekspertëve, çipat dhe softueri i fuqishëm janë përbërës integral për Inteligjencën Artificiale sot.

Gara për mikroçipat është e ethshme mes rivalëve. Apple, Microsoft dhe Amazon kanë zhvilluar gjithashtu çipa për Inteligjencën Artificiale por deri më tani e bëri realitet vetëm Nividia.

Përgjatë 12 muajve të fundit, aksionet në bursë për Nividian janë rritur me 250 % duke parë rolin e saj kyç në revolucionin e Inteligjencës Artificiale.

Nividia prodhon me anë të nënkontraktorëve të saj në Tajvan. Duke pasur parasysh shqetësimet gjeopolitike mes Tajvanin dhe Kinën, SHBA-ja e ka ndaluar Nvidia-n të dërgojë çipat e saj më të fuqishëm tek kompanitë kineze.

Nvidia njoftoi gjithashtu zhvillime të tjera të Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë një platformë për trajnimin e robotëve humanoidë.

Këta robotë do të dizajnohen për të kuptuar se çfarë thonë njerëzit dhe për të imituar lëvizjet e tyre, duke mësuar nga algoritmet se si të ndërveprojnë me botën.

Po ashtu, një projekt i ri është edhe platforma “Earth-2 Cloud” për parashikimin e ndryshimeve klimatike, duke përdorur simulimin nga superkompjuterët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy