'Dosja Habilaj', Kryemadhi dhe Vasili “kokë më kokë” me Bashën. Opozita nis aksionin

'Dosja Habilaj', Kryemadhi dhe Vasili “kokë më kokë” me Bashën. Opozita nis aksionin

Pas ftesës zyrtare të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për t’i dalë ballë përballë krimit që ka pushtuar vendin, nga konferenca për shtyp kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të ishte pjesë e bashkimit pa kompromise kundër krimit të organizuar në vend.

“Dosja Habilaj” ka bërë bashkë Bashën dhe Kryemadhin në orët e mbrëmjes, ku mësohet se kryetarja e LSI-së, ka zhvilluar një takim në selinë blu.

Takimi mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe kryedemokratit Lulzim Basha në selinë e PD-së ka zgjatur 40 minuta.

Kryemadhi në takim shoqërohej nga Petrit Vasili.

Mësohet se në takim Kryemadhi dhe Basha do të mblidhen nesër në një tryezë në orën 11:00.

Takimi erdhi menjëherë pas daljeve në media ku dy krerët e partive më të mëdha opozitare denoncuan lidhjet e qeverisë me krimin.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy