
Shkencëtarët kanë zbuluar një paradoks përgjatë evolucionit përgjatë evolucionit të meshkujve. Mund të duket e çuditshme, por studimi ka arritur në përfundimin se meshkujt dëmtojnë aftësinë e tyre për të pasur fëmijë, në përpjekje për ta bërë veten më tërheqës në sytë e femrave.
Marrja e steroideve për të patur një trup më të lidhur ose ilaçet për të parandaluar humbjen e flokëve mund të dëmtojnë fertilitetin. Shkenctarët e kanë quajtur këtë parodoksi Mossman-Pacey.
Dr James Mossman, në Universitetin Brown në Shtetet e Bashkuara, thotë se gjatë studimit konstatoi se meshkujt që shkonin për të testuar aftësinë e tyre për të sjellë në jetë pasardhës ishin trupmëdhenj. Ai po studionte për doktoratën e tij në Sheffield, kur bëri lidhjen me abuzimet në përdorimin e steroideve.
"Ata përpiqen të duken më tërheqës. Steroidet imitojnë efektin e hormonit mashkullor testosteron në trup dhe përdoren si ilaçe për rritjen e performancës së muskujve. Ato përdoren rregullisht nga bodybuilder-at. A nuk është ironike që meshkujt të shkojnë në palestër për të përmirësuar pamjen e tyre, dhe ndërkohë ulin mundësinë për të pasur fëmijë”, thotë ai.
Këto steroide e mashtrojnë gjëndrën e hipofizës, duke e bërë të bllokojë prodhimin e dy hormoneve, që janë përgjegjëse për prodhimin e spermës.
Studiuesit e lidhin këtë bllokim edhe me përdorimin e medikamenteve për të parandaluar rënien e flokëve. Ilaçi i përdorur në këtë rast ndryshon mënyrën se si testosteroni metabolizohet në trup dhe mund të kufizojë humbjen e flokëve, por efektet anësore mund të përfshijnë çrregullimet e ereksionit dhe të ndikojë feritilitetin. Studiuesit thonë se personat që përdorin steroide kanë 90% gjasa të bëhen sterilë.



