Koreja e Veriut kundër SHBA: Me Seulin dhe Tokion duan të krijojnë NATO-n aziatike

Koreja e Veriut kundër SHBA: Me Seulin dhe Tokion duan të krijojnë NATO-n aziatike

Koreja e Veriut vihet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Pheniani kërcënon me forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke folur për një shtysë të bashkëpunimit mes tre shteteve në nivel ushtarak, pas samitit të NATO-s në Madrid, teksa denoncon atë që e quan “plan të SHBA për të krijuar një aleancë ushtarake si NATO në Azi”.

Realiteti tregon qartë se qëllimi i vërtetë i SHBA në përhapjen e thashethemeve për kërcënimin e Koresë së Veriut është që të sigurojë një pretekst për supremacinë ushtarake në rajonin e Azisë dhe Paqësorit.

Kështu shkruan agjencia KCNA, duke cituar një zëdhënës të ministrisë së Jashtme, pas samitit mes presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

Sipas burimit, situata kërkon zhvillimin e mbrojtjes së vendit me urgjencë më të madhe për të përballuar përkeqësimin e shpejtë të mjedisit të sigurisë në gadishullin Korean dhe në pjesën tjetër të botës, raporton CNN.

Udhëheqësit e SHBA, Japonisë dhe Koresë së Jugut u bënë bashkë për tu përballur me Korenë e Veriut dhe folën për kundërmasa të rrezikshme të përbashkëta ushtarake kundër vendit duke përfshirë nisjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Samiti i NATO-s tregon edhe më qartë se si SHBA po ndjek një plan për të frenuar Rusinë dhe Kinën dhe në të njëjtën kohë për të ‘militarizuar’ Europën dhe për të formuar një aleancë ushtarake si NATO në rajonin e Azisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy