Goditet grupi i shqiptarëve në Finlandë, paratë e drogës erdhën në Shqipëri

Goditet grupi i shqiptarëve në Finlandë, paratë e drogës erdhën në Shqipëri

Një grup i trafikut të drogës, pjesë e të cilit ishin disa shqiptarë, është zbuluar nga policia finlandeze.

Gjatë kontrollit në një banesë private në Vantaa Länsimäki, janë sekuestruar 8 kg kokainë, 16 kg amfetaminë, më pak se 1 kg drogë ne tipit Kristal si dhe një sasi parash.

Policia vendase thekson se kjo është sasia më e madhe e kokainës së kapur dhe një nga rastet më të mëdha në Finlandë. Vlera e drogës kap shifrën e 1.5 deri në 2 milionë euro.

Hetuesit thonë se paratë e drogës janë dërguar në Shqipëri.

Ndaj 7 personave janë lëshuar urdhër-arreste, pesë prej të cilëve janë në burg, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

Policia thotë se përveç shtetasve shqiptarë, anëtarë të organizatës janë edhe nga Kosova, Maroku dhe Iraku, disa prej të cilëve kanë nënshtetësi finlandeze.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy