Kriza në PD, Nesturi: Palët po i djegin urat e komunikimit,  partia do ketë pasoja të rënda (VIDEO)

Kriza në PD, Nesturi: Palët po i djegin urat e komunikimit,  partia do ketë pasoja të rënda (VIDEO)

As sot nuk kanë munguar delegatët që kanë dalë në mbështetje të Sali Berishës, teksa vetë Lulzim Basha thotë se ish-kryetari po tenton përçarjen e PD-së.

Gazetari Plator Nesturi në një intervistë për MCN TV thotë se palët po djegin urat e komunikimit me njëri tjetrin për të gjetur një zgjedhje dhe se e gjithë kjo do të ketë pasoja të rënda për Partinë Demokratike.

Fakti që do të ketë dy kongrese, sipas Nesturit është një element që krijon probleme dhe e fituar nga kjo del maxhoranca.

Intervista:

Çmendoni për efektet e Ballkanin e Hapur?

Nesturi: Shqipëria ka qenë e bllokuar dhe i bën mirë çdolloj iniciative qoftë edhe kjo për Ballkanin e Hapur që sjell më shumë aspekte pozitive se sa negative. Nuk jemi marrë me pikat ku është fokusuar ky forum por me faktin nëse do fitojë Serbia. Edhe politikanët opozitës e kanë të qartë se po të kishin qenë në maxhorancë do kishin bërë të njëjtën gjë. Shqipëria për mos ndjekjen e proceseve të tilla nuk  ka përfituar ekonomikisht. Mendoj se kur je një ndër aktorët kryesor i vë pikat mbi i më mirë. Shqipëria do ketë kapacitetet e saj. Përmes Ballkanit të Hapur vetë tregu do të rregullohet, ne mund të përfitojmë në turizëm shumë më tepër, mund të përfitojmë në aspektin e ndërtimit dhe gjithë elementët e tjerë si portet mund ta shndërrojnë Durrësin në post kyç. Në aspektin e arsimit që mund të njihen diplomat mund të integrohemi më lehtë. Boll me paranojat e së vjetrës ku në çdo gjë duhet të shohim armiq.

Z. Nesturi, mbështetësit e Berishës kanë dalë hapur, ndërsa nuk kemi të bëjnë të njëjtën gjë delegatët e Bashës. Mund të tërhiqet Basha nga 18 Dhjetori?

Nesturi: Çdo gjë mund të ndodhë. Por ajo që shohim është se palët po i djegin urat e komunikimit për të gjetur zgjedhje për të mos dëmtuar partinë. Kjo tregon se do kemi pasoja të rënda për PD. Do kemi dy kongrese dhe kjo e bën të qartë që do kemi dy palë që nuk do bashkohen më. Bashkimi mund të vijë nga një kongres i tretë. Të dyja palët po shkojnë drejt një vorbulle që po i dëmton. Nga ana e Bashës dhe teknicienëve dhe zyrtarëve të PD duket një lloj stepje. Mendoj se Basha bëri një gabim taktik për faktin se nëse do të shpallte një kongres, ai duhet ta shpallte një javë para Berishës. Fakti që do të ketë dy kongrese është një element që krijon probleme.

Kush përfiton më shumë?

Nesturi: Maxhoranca, ata janë të fituarit e mëdhej.

Ka akuza nga Berisha se Basha po bashkëpunon?

Nesturi: Po të shikosh akuzat janë akuza që janë bërë nga e majta dikur.

Z. Nesturi dëgjuam edhe një herë sot në Kuvend akuza se qeveria bashkëpunon me mafian. Akuza të forta, të cilat shumicën e rasteve, harrohen pas seancës. Pse?

Nesturi: Ne nuk habitemi me politikën tonë në 30 vite. Ajo që ngre peshë është fakti se kemi dy alternativa me paradokse brenda vetes. Kemi berishizmin dhe pjesa tjetër që është e sponsorizuar nga ky model që do ta rrëzojë nga froni. Paradoksin më të madh e shoh në faktin që ai ka mbështetje por nuk frymëzon për të marrë vota jashtë PD. Ka një stepje të madhe për t’ia dhënë votën Berishës. Basha nuk frymëzon por mund të marrë shumë më tepër vota se Berisha. Djegia e urave të bashkëpunimit është se PD i duhet një model tjetër. PD është në krizë dhje mund të shkoj drejt copëzimit.

Shihni më shumë pjesë marrje te Kuvendi i datës 11 apo 18?

Nesturi: Nuk mendoj se mund të zgjidhet gjë me shoë. Kuvendi do të tregojë se sa i dobët është Basha por nuk arrin dot t’ia marrë PD. Nëse do jetë kjo forma do kemi procese të gjata që do ta lodhin PD-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy