Rama: Kush mendon se me frikë dhe kërcënim do ketë impakt mbi rrugën e nisur, i ka bërë llogaritë gabim

Rama: Kush mendon se me frikë dhe kërcënim do ketë impakt mbi rrugën e nisur, i ka bërë llogaritë gabim

Kryeministri Edi Rama shprehet prerazi kundër dorëheqjes së tij, duke thënë se një akt i tillë nuk imponohet nga rruga.

 

Ai deklaroi se kush mendon se me frikën, me trembjen, me kërcënimin, me dhunën do ketë impaktin më të vogël mbi të dhe mbi rrugëtimin e nisur, i ka bërë të gjitha llogaritë gabim.

 

Një gjë dua të jetë e qartë për të gjithë unë nuk jam as student dhe as pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë dhe student dhe pedagog dhe bashkë me studentët kam dalë kundër një regjimi real dhe jo regjimi imagjinar, vetëm për një arsye për të qenë i lirë, për të thënë atë që dua, ku të dua. 

 

Kush mendon se me frikën, me trembjen, me kërcënimin, me dhunën do ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe mbi rrugëtimin tonë, i ka bërë të gjitha llogaritë gabim. Përkundrazi do e marrë përgjigjen hap pas hapi, siç po e marrim edhe ligjërisht siç po e marrin një nga një. Edhe penalisht edhe administrativisht.

 

Edhe ata që ngrenë dorën kundër policisë dhe kundër shtetit dhe ata që bllokojnë rrugët se ashtu ju vjen atyre dhe nuk duan të dinë për mijëra të tjerë që janë në te drejtën e tyre për të lëvizur lirisht në qytet. Në asnjë rast dorëheqja e kryeministrit të zgjedhur demokratikisht dhe në kontratë me popullin nuk imponohet nga rruga.

 

Deklarata e kreut të qeverisë u bë në konferencën e përbashkët për mediat me ambasadoren e Bashkimit Europian në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa pas dorëzimit të Progres raportit për Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy