Itali, Gjykata e Katanias dënon me 15 vjet burg Moisi Habilajn

Itali, Gjykata e Katanias dënon me 15 vjet burg Moisi Habilajn

Gjykata e Katanias ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Sicili.

Për gjykatësen Maria Cardillo, Habilaj ka qenë lideri i kartelit që transportonte drogë dhe armë nga Shqipëria në Sicili. “Kushëriri i ish-ministrit Saimir Tahiri nuk ka qenë një punëtor i thjeshtë në transportin e paligjshëm të marijuanës, por një bos i vërtetë”, shkruan MeridioNews, e cila ishte e para që publikoi përgjimet telefonike ku doli edhe emri i Saimir Tahirit.

Gjykata e Katanias e ka dënuar me 15 vjet, pesë muaj e dhjetë ditë, ndërsa akuza kishte kërkuar 18 vjet burg, pas hetimeve të kryera nga prokurori Andrea Bonomo.

Habilaj e ka pritur në heshtje vendimin e gjykatës. Në paraburgim që nga tetori i vitit 2017, Habilaj muajt e fundit kishte pranuar pjesërisht përgjegjësitë e tij dhe u ishte përgjigjur pyetjeve të hetuesve italianë dhe shqiptarë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy