
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të nxisë vendet perëndimore t’i kundërvihen Kinës në ditën e dytë të samitit të G7, tha një burim për BBC-në.
Në samitin e G7, Biden pritet të bëjë thirrje për një aleancë të re për konkurrencën e shpenzimeve të Pekinit për infrastrukturën në vendet në zhvillim.
SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për punë të detyruar dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang.
Drejtuesit e përkohshëm të G7 gjithashtu do të bëjnë një plan për të ndaluar pandemitë e ardhshme.
Pjesë e planit është gjithashtu dhe shkurtimi i kohës së nevojshme për të bërë vaksinat dhe trajtimet për Covid-19 në 100 ditë.
Amerikanët e shohin seancën e së shtunës në G7 si mundësi për të sfiduar rritjen e ndikimit kinez në të gjithë botën.
Zyrtarë të lartë të administratës duan të provojnë se vlerat perëndimore mund të mbizotërojnë.
Ata argumentojnë se investimet kineze kanë ardhur me një çmim shumë më të lartë; se puna e detyruar e pakicës ujgure në Xinjiang është moralisht e egër dhe ekonomikisht e e papranueshme pasi parandalon konkurrencën e ndershme.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al



