"Lufta është për kontrollin e naftës", Jazexhi: Bllokimi i eksporteve arabe godet dollarin (VIDEO)

"Lufta është për kontrollin e naftës", Jazexhi: Bllokimi i eksporteve arabe godet dollarin (VIDEO)

Studiuesi Olsi Jazexhi, i ftuar në MCN Live u shpreh se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe SHBA, lidhet ngushtë me kontrollin e tregut të naftës, duke argumentuar se një bllokim i shitjes së naftës arabe do të kishte pasoja të drejtpërdrejta për fuqinë e dollarit amerikan.

Sipas tij, strategjia e Iranit dhe aleatëve të tij synon pengimin e eksporteve të naftës përmes ngushticave strategjike, ndërsa theksoi se nëse nafta arabe nuk shitet në tregjet ndërkombëtare, atëherë dobësohet edhe pozicioni i dollarit amerikan në ekonominë globale.

Intervista e plotë: 

-Tensionet në Lindjen e Mesme teksa menduam që do shkonin drejt fundit kanë rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet botërore. Si mendoni se do të vijojë së pari ky konflikt?

Pardje isha në Dubai dhe atje ndihej atmosfera e luftës. Një ditë apo dy ditë më herët, një nga këshilltarët e liderit të Iranit kërcënoi Dubain se do të qëllonte aeroportin. Avionët që vijnë gna Dubai për Kanada ishin pothuajse bosh. 

Fillimisht nisi me deklaratën e Trump i cili deklaroi që marrëveshja me iranin ka marrë fund dhe vazhdoi me sulmet në Hormuz, e më pas kemi kundërpërgjigjet e iranianëve të cilët kanë goditur bazat e SHBA.

Kemi të bëjmë me një përshkallëzim të viktimave amerikanë dhe kjo luftë po duket se do të vazhdojë edhe më gjatë pasi amerikanët po bombardojnë bazat ushtarake të iranianëve. Tani më SHBA po godet godinat e civilëve. 

-A është kjo një luftë ekonomike?

Iranianët kanë kohë, por amerikanët jo. Kalkulimet e iranianëve janë se nqs ata do të zgjasin luftën edhe më shumë, dhe dy për të bllokuar naftën. Lufta bëhet për të kontrolluar naftën. Edhe aleatët e Iranit, qeveria e Jemenit ka deklaruar që ka mbyllur ngushticën e Babal Mandelit ku Arabia Saudite tregton naftën nga andej. Kjo do të thotë që nafta arabe është jashtë tregut. Ka një luftë nervash. 

-Nga ana tjetër presidenti Doanld Trump vijon me kërcënimet se Irani do të paguaj për çdo ushtar amerikan të vrarë, a shton edhe më shumë tensionet kjo retorikë?

Nëse lufta bëhet siç është tani, iranianët nuk e kanë problem një luftë të tillë. Goditje ka patur, por nuk mund të dobësosh dot një shtet që është shumë i madh. Strategjia e Iranit është të shkatërrojë bazat amerikane dhe dy të mbyllë kanalin e Hormuzit. 

-Kush po humb dhe kush po fiton nga kjo luftë që zgjat prej disa muajsh?

Kemi përballë superfuqi, por tek e fundit kjo është prej letra dhe dollari amerikan nuk lejon shitjen e naftës arabe, atëherë dollari amerikan bie. Nëse Trump çmendet dhe përdor bombën nukleare, atëherë kjo është lufta e islamit dhe zionismit. 

Jade Vance sulmoi Netanyahun pak ditë më parë, duke thënë që kjo nuk është lufta jonë por e juaja. Pra brenda SHBA kemi shumë desidentë që duan ti japin fund kësaj lufte. 

Nga ana tjetër iranianët janë të gatshëm që të paguajnë çmim, madje me gjak dhe thonë të qëndrojmë si burrat deri në fund e të mos kthehen si Arabia Saudite që janë bërë koloni të SHBA. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy