Nis sot fushata zgjedhore për balotazh në Kosovë

Nis sot fushata zgjedhore për balotazh në Kosovë

Fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, fillon zyrtarisht nga dita e sotme.

Valmir Elezi, zëdhënës në Komisionin Qendror Zgjedhor ka njoftuar se kjo fushatë do të zgjasë vetëm pesë ditë.

“Janë 5 ditë në dispozicion të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për të zhvilluar aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore, duke filluar nga 8 nëntori deri më 12 nëntor”, ka shpjeguar Valmir Elezi.

Votimet për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbahet të dielën më 14 nëntor.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna ku asnjëra nga kandidatët për kryetarë të komunave nuk arriti të marrë 50+1 përqind të votave.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të votohet në 21 komuna, përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Gjakovën, Podujevën, Drenasin, Kaçanikun, Istogun, Dragashin, Fushë Kosovën, Obiliqin, Klinën, Kamenicën, Rahovecin, Junikun, Vitinë, Malishevën, Vushtrrinë, Shtimen, Kllokotin dhe Mamushën.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë në garë në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në raundin e dytë në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës. 

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, rundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet më 14 nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy