
Presidenti i SHBA Joe Biden do të nënshkruajë sot një dekret që do t'u kërkojë agjencive federale të blejnë kryesisht produkte "Made in the USA" me qëllim të ringjalljes së ekonomisë kombëtare dhe kursimit të vendeve të punës.
Një temë e dashur për paraardhësin e tij Donald Trump.
Kjo u njoftua nga këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë duke folur me gazetarët. Dekreti, shpjegoi ai, "ka për qëllim rritjen e investimeve në industrinë prodhuese Amerikane".



