Shpërndanin drogë afër shkollave dhe në ambiente që frekuentonin të rinjtë, 17 të arrestuar në Durrës

Shpërndanin drogë afër shkollave dhe në ambiente që frekuentonin të rinjtë, 17 të arrestuar në Durrës

Nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë në Durrës, janë vënë në prangat e policisë 17 persona.

 

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë siguruar lëndë narkotike, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë.

 

Si rezultat i operacionit të koduar “Cleaning 5”, u kryen hetime disamujore, në vijim të të cilave u ekzekutuan masat e sigurisë për 17 shtetas, konkretisht, për 13 persona u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetase u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa 1 shtetas u shpall në kërkim.

 

Këta shtetas, banues në Durrës, Kavajë, Shijak, dhe në fshatra të njësive administrative Sukth, Manzë dhe Xhafzotaj, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe/ose më shumë se një herë.

 

Nga hetimet dyshohet se të dyshuarit, në bashkëpunim, siguronin lëndë narkotike dhe e shitnin kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe në Manzë, si dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

 

Gjatë operacionit, u sekuestruan sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike heroinë, kokainë dhe kanabis sativa, 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 kallashnikov), shuma të konsiderueshme parash, automjete dhe celularë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy