Deputetët e opozitës nuk u lejuan të futen në komisione/ Bardhi: Kuvendi, si vila e Lindita Nikollës (VIDEO)

Deputetët e opozitës nuk u lejuan të futen në komisione/ Bardhi: Kuvendi, si vila e Lindita Nikollës (VIDEO)

Kreu i Grupit Parlamentar të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Gazment Bardhi, kishte thirrur sot deputetët për të diskutuar lidhur me situatën politike në javët e fundit.

Kjo, pas një aksioni të organizuar nga opozita, i cili ka bllokuar funksionimin normal të komisioneve parlamentare dhe seancave plenare dhe që nuk lejoi sot që të futen në ambientet e kryesisë së Kuvendit 8 deputetët e përjashtuar të Rithemelimit.

Përpara kangjellave të Parlamentit, Bardhi, tha se aksioni i opozitës e arriti qëllimin e vet teksa e quajti Kuvendin, si vilë të Lindita Nikollës.

Besoj se aksioni i opozitës qëllimin e vet të parë e ka arritur sot, duke për shfaqur fytyrën e vërtetë të Edi Ramës. Deputetët nuk lejohen të marrin pjesë në mbledhjet e grupit.

Këta po e cilësojnë Kryesinë si vile të Lindita Nikollës.

Kolegët që lejohen do jenë atje për të treguar që ky nuk është kuvendi i shqiptarëve, por kuvendi privat i Edi Ramës. Ne do jemi në këtë beteje më këtë regjim.

Shikoni çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama.

Kjo është fytyra e regjimit të Edi Ramës.

Deputeti Bardhi paralajmëroi se do të ketë një tjetër kallëzim penal ndaj kryetares së Kuvendit.

Sot është tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës, se si ajo ka zyrë në Kryesinë e Kuvendit dhe unë dhe deputetët kam zyrë.

Ne duam të ushtrojmë detyrën tonë si deputet. Sot kishim mbledhje grupi në orën 10:15, dhe kjo është shpërdorim detyre që do i bashkëngjitet kallëzimit për Nikollën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy