Vala e rritjes së çmimeve nuk kurseu as ujin e pijshëm.
Krahas faturës mujore që qytetarët duhet të paguajnë për ujin në rubineta për të cilin thonë se është i papërdorshëm, ata janë të detyruar të gjejnë alternativa të ndryshme për të zbutur buxhetin.
Shumë prej tyre i drejtohen burimeve në Malin e Dajtit.



