Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar këtë të martë me senatorë dhe kongresmënë të shtetit amerikan. Ai është pritur nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit amerikan, Ed Royce si dhe nga Senatori, John Cornyn.
Meta u ndal te Reforma në Drejtësi ku tha se miratimi i saj është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për investitorët e huaj.



